• 27/03/2023

Gjenden të vdekur në Golem burrë e grua. Dyshimet e para dhe emrat

 Gjenden të vdekur në Golem burrë e grua. Dyshimet e para dhe emrat

Gjenden të vdekur në një apartament një burrë dhe një grua. Mihal Jani 60 vjeç dhe Anila Llulla 50 vjeçe u gjendën të pajetë në apartament.

Burime për Noa.al bënë me dije se gjithçka u pikas sot rreth orës 17:45 ku në katin e dytë janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Të ngjashme