13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Gjejnë portofolin plot me lekë, pensionistët nga Tirana ia kthejnë të zotit

Nëse do të gjenit në rrugë një portofol me disa qindra mijëra lekë brenda, do t’a kthenit te i zoti?! Tunduese apo jo…? Dy pensionistë nga Tirana nuk janë tunduar aspak. Dy të moshuarit fisnikë gjetën në rrugë portofolin e zotit Agron Seseri dhe nuk patën asnjë hezitim se çfarë duhet të bënin.

“U futa në supermarket për të blerë diçka. Kur do paguaja e pashë që s’kisha portofolin. U mërzita edhe për lekët sepse sa i kisha tërhequr, por më shumë për kartat dhe dokumentat. Papritmas nga banka ime më marrin në telefon, më thonë që dikush do numrin tuaj se ka gjetur portofolin. Më merr një zotëri prej Shkodre, z.Nini. Më tha kam gjetur portofolin tuaj.

I thashë të më priste në një kafene se do të shkoja unë ta paguaj kafen. Kur ai më thotë me ato lekë që ka këtu mjaftojnë sa për dy dreka jo veç për një kafe. Më dha sinjal që lekët ishin aty. U habita. Prisja të më kthenin kartat, por kur mësova që edhe lekët ishin të paprekura ishte befasi e madhe,- tregon Agroni.

Fisnikëria e dy pensionistëve e ka bërë Agronin të reflektojë dhe të besojë se po, në shoqërinë tonë, në qytetin tonë, apo edhe në lagjen tonë ka ende njerëz me parime e me zemër të bardhë.

“Ngela shume i befasuar se kisha përballë një njëri që s’kishte asgjë të veçantë, por ky ishte vetë e mira, vetë engjëlli. E ndjeva si detyrim ndaj shoqerisë vetes time, që  bombardohemi nga lajme të këqija. E falenderoj këtë familje të mrekullueshme për këtë shenjë që më dhanë dhe ndihem shumë mirë që ka njerëz të mirë ky vend,- tregon mes emocionesh Agroni.

Çifti i të moshuarve gjithë kohës kanë qenë kundër publikimit të gjestit të tyre, pasi për ta kthimi i kuletës ishte thjesht një detyrë qytetare dhe asgjë për t’u duartrokitur. Edhe për një shpërblim të vogël falenderimi, Agronit i është dashur t’i lutet…

“Nuk dua t’a përmend fare shpërblimin ajo ishte një gjë e vogël. Ata s’donin t’I pranonin. U detyrova të përmendja amanetet e babës që t’i bindja. Ishte minimumi që mund të bëja. Unë kam fituar një mik. Me ta do të pi kafe dhe do e do I takoj gjithnjë për t’a rikujtuar këtë përvojë,- përfundon Agroni.

Më mire një mik se një thesar apo jo…?

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com