15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Geri Kokalari i zbulon të shkuarën Evi Kokalarit: Ka lidhje me një kongresmen që po hetohet për trafik seksual

Aktivisti Geri Kokalari në një intervistë ne emisionin “Top Talk”, në Top Channel u shpreh se Evi Kokalari, pasardhësja e familjes Kokalari, e cila së fundmi ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka dërguar një e-mail ku e kërcënonte se do të ngrinte padi gjyqësore ndaj tij.

Kokalari tha se Evi Kokalari e kërcënon me padi gjyqësore vetëm se ai e ka quajtur babanë e saj komunist.

Pyetja: Si e shpjegoni që një zonjë me mbiemrin Kokalari ka dalë në mbështetje të Berishës dhe pretendon se është një pinjolle e familjes Kokalari.

Kokalari: Është një pasardhëse e familjes Kokalari, ka opinionet e saj, mendoj se mendimet e saj janë të orientuara gabim. Më ka ardhur një e-mail nga ajo ditën e djeshme sepse ajo është shumë e shqetësuar për gjërat që jam duke thënë dhe e-maili më thotë se ajo po kërcënon të më padisë sepse unë e quajta babanë e saj komunist.

Unë e kam thënë që babai i saj ka qenë pjesë e Partisë Komuniste dhe unë jam duke treguar faktet. Unë di me informacione që kam nga CIA që babai i saj kishte lidhje me Partinë Komuniste dhe gjatë asaj kohe ka pjesëtarë të familjes Kokalari që u persekutuan, Musine Kokalari, Vera Kokalari, gjyshi im u vra, këta persona janë persekutuar dhe ka fakte për këto gjërat.

Unë nuk e di për çështjen e përndjekjes, ju lutem kërkojeni të na nxjerrë informacione se si u bë përndjekja. Sipas drejtorisë së CIA-s babai i saj ishte pjesë e Partisë Komuniste dhe kush kishte lidhje me to përfitonte.

Ajo mund ta shohë vetën si të dojë me Berishën dhe ajo ka pasur lidhje me Partinë Republikane të Donald Trump, e pashe në një fotografi me kongresmenin Cate. Sipas NYT ai kongresmen po hetohet për trafik seksual dhe di qe ka lidhje me Grenell, nuk e di se çfarë i ka thënë për Shqipërinë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com