Gazmend Bardhi ironizon Berishën: As vetë s’i beson ato që thotë, s’po ia vemë re se është i lënduar

 Gazmend Bardhi ironizon Berishën: As vetë s’i beson ato që thotë, s’po ia vemë re se është i lënduar

Gazment Bardhi ka ironizuar deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha lidhur me mënyrën si po drejtohet Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se Berisha e ka nga emocionet dhe ndjehet i lënduar.

I ftuar në “Open” mes të tjerash ai tha:

Deklaratat e Berishës unë i konsideroj emocionale, nuk i vëmë re.

Është i lënduar. Kur je i lënduar, thua dhe gjëra të pavërteta.

Jam i sigurtë që nuk i beson as ai vetë ato deklarata që ka thënë dhe ato gjëra që tha për Bashën sot”, thotë ndër të tjera Bardhi duke e konsideruar ish liderin e PD si gënjeshtar.

Të ngjashme