Gazetari Sokol Balla pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në spital

Një nga zërat më aktivë të medias në Shqipëri, gazetari Sokol Balla i cili së fundi ka marrë drejtimin e informacionit në Top Channel ka pasur probleme shëndetësore.
Burime thanë se Sokol Balla është shtruar në një nga spitalet private të kryeqytetit, ku ka marrë edhe ndihmën e duhur mjekësore.
Mjekët që po e mbajnë nën kontroll dyshojnë për një infarkt. Gjendja sipas burimeve paraqitet e qëndrueshme.
Stafi i TiranaWeb.al i uron kolegut Balla shërim të shpejtë.