• 31/03/2023

Gazetari i njohur nxjerr faktet: S’e kuptoj pse Lea Ypi sajon pa arsye përjetime në librin e saj…

 Gazetari i njohur nxjerr faktet: S’e kuptoj pse Lea Ypi sajon pa arsye përjetime në librin e saj…

Gazetari Edvin Parruca ka komentuar librin e Lea Ypit ‘Të Lirë’. Me anë të një postimi në Facebook, Parruca shkruan se shtatore të Stalinit në Durrës nuk ka pasur por vetëm një bust.

Ai është shprehur se në Durrës nuk ka pasur as shtatore të Stalinit dhe as protesta me prerje koke.

Por sipas tij ka pasur një protestë më 14 dhjetor të ’90-ës. Ai ka shtuar se nuk e kupton se pse duhen sajuar gjra në një liber rrëfimesh fëmijrore.

Postimi i Plotë:

Me ne fund, e nisa sot leximin e librit te Lea Ypit. Kam njefare frenimi gjithmone ndaj librave apo filmave qe bejne shume buje dhe i shtyj sa mundem. Libri nis me Stalinin, fillimisht nje muhabet ne klase per temen sa i donte Stalini femijet, pastaj vajza e vogel 11-vjecare ndeshet papritur me nje proteste, (qe nuk e kupton se cfare eshte se nuk kishte degjuar me pare per protesta), qe shperndahet nga policia me qen dhe e lebetitur kapet fort pas kembeve te statujes se Stalinit derisa sheh se atij i kane keputur koken protestuesit dhe pikat e fundit te shiut thahen mbi kepucet e Stalinit dhe palltoja e tij nis te rimarre ngjyren teksa thahet nga shiu.

Meqe s’me kujtohej kjo shtatore e Stalinit ne Durres dhe as protesta me prerje koke, megjithese i kam ndjekur me vemendje ngjarjet e asaj kohe (3 vjet me i madh se Lea une), iu futa kurioz gugellimit. Ne Durres Stalini ka qene bust, pra as kepuce, as kembe e as pallto, protesta eshte bere ne 14 dhjetor ’90, pra nje jave pas nisjes se protestave te vazhdueshme masive ne Tirane dhe ne ate proteste ka pasur nje shperthim qe i ka shkaktuar deme minimale bustit. Nuk e kuptoj pse duhen sajuar gjera, kur nje liber me perjetime te nje femije gjate ndryshimit te sistemit do ishte gjithsesi interesant edhe pa sajesa.

E lashe librin. Ndoshta i kthehem prape ne te ardhmen. Gezohem qe ka pasur sukses neper bote. Nese doni perjetimet e nje femije gjate kohes se regjimit, madje nje pershkrim te gjithe perplasjeve mes grupimeve te ndryshme shoqerore ne historine moderne te Shqiperise dhe plot dituri te tjera, rekomandoj Tirana e Nones te Fevziut, me ka pelqyer shume.

Të ngjashme