• 29/03/2023

Gazetarët kapen në pritë, sulmohen me armë nga skuadra e zbulimit rus në Kiev

 Gazetarët kapen në pritë, sulmohen me armë nga skuadra e zbulimit rus në Kiev

Një ekip i medias britanike Sky News është zënë në pritë nga një skuadër ushtarake zbulimi ruse. Ngjarja ka ndodhur ndërsa gazetarët po raportonin nga Kievi dhe po udhëtonin me një makinë.

Sipas asaj që shkruan Sky News, gazetarët u sulmuan 30 kilometra nga qendra e Kievit, në një fshat. Punonjësit e medias kanë thënë se kanë qenë me fat që ia dolën të dilnin të gjallë.

Siç dallohet edhe në video, në fillim dëgjohet breshëri armësh ndërsa gazetarët përpiqen të shpëtojnë. Ata madje kanë plagosur duke u përpjekur të fshihen dhe largohen.

“Më kujtohet që po mendoja nëse vdekja ime do të ishte e dhimbshme. Më pas u godita në pjesën e poshtme të shpinës”, tha korrespondenti Stuart Ramsay.

Të ngjashme