20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Gafat e deputetëve në seancë, Muzhaqi e Koreshi shkaktojnë të qeshura në sallë

Lodhja nga 20 orë debate për programin qeverisës u reflektua pothuajse tek fjalimet e të gjithë deputetëve, por ata që spikatën dhe që i kujtuan publikut fjalimet e deputetëve të opozitës së legjislacionit të shkuar, ishin 2.

Fjala e deputetit demokrat të Lushnjes, Sajmir Koreshi dhe ajo e Ministres së Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi, u shoqëruan me shpërthime të qeshurash në sallë.

Edhe emocionet bënë të vetën, por në dukje nuk qe vetëm ky problemi për ministren e re pa portofol, që pikërisht me një fjalim të ngjashëm u bë e njohur në fushatën e socialistëve.

Ndërsa deputeti demokrat e tërhoqi vëmendjen me rrëfimet në mënyrë popullore, aq sa u duk se në foltore ishte ngjitur një imitues për të argëtuar deputetët e lodhur. Të qeshurat nuk i mbajti dot as kryedemokrati Basha.

Sezoni i ri parlamentar sapo ka nisur, me deputetë me përvojë e me të rinj. Përveç të interesuarve për politikën, seancat janë premtuese për t’u ndjekur edhe nga nostalgjikët e Selami Jenisherit dhe Majlinda Halilit të korporatave.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com