GAFA/ Deklarata perlë: Kandidati falsifikator i Devollit godet padashur Nallbatin

Kandidati falsifikator Elvis Hajdërlli ka nisur me një gafë ciklet e takimeve të tij elektorale.
I gjendur në Sul, ai tha se ky fshat është lënë në harresë totale nga institucioni i Bashkisë duke renditur mungesën e kanalizimeve, ujit, infrastukturës.
Në fakt, për një problem të tillë ai padashur qorton edhe veten e tij pasi ka shërbyer në bashki për 4 vite si drejror i Ujësjellës Kanalizime dhe këto probleme i ka pasur në dorë dhe mund t’i kishte zgjidhur njëherë e mirë.
Duke shërbyer katër vite në bashki si njeriu më besnik i ish kryebashkiakut Bledion Nallbati, ai mund t’i kishte zgjidhur Sulit dhe gjithë Devollit problemet që rrjeshton sot.
“Bashkëbiseduam për problematikat me të cilat përballen sot banorët e Sulit, ku mungojnë totalisht investimet në infrastrukturë, probleme me ekonominë bujqësore, kanalizimet e ujërave të zeza, sistemet e ujitjes, përkujdesja ndaj fëmijëve dhe pensionistëve dhe shumë të tjera”, shkruan Hajdërlli ndër të tjera në Facebook.
Mbase dikush duhet t’ia kujtojë që është paguar 4 vite si drejtor pikërisht në pozicionin e punës që ka pasur në dorë zgjidhjen e këtyre halleve.
Megjithatë, këto gafa i falen duke qenë se këto kohë ka pasur ditë të vështira ecejakesh për të zgjidhur problemet që i janë hapur me drejtësinë greke për vete dhe kunatin e tij që po e tërheq drejt fundit të tij.