• 27/03/2023

‘Fustanet i pash me mospërfillje’, Monika Lubonja zbulon prapaskenat e Big Brother

 ‘Fustanet i pash me mospërfillje’, Monika Lubonja zbulon prapaskenat e Big Brother

Një nga momentet më të komentuara televizive, kanë qenë dhe fustanet që mori dhuratë Monika Lubonja. Dhe pikërisht në këtë temë është ndalur vetë aktorja në emisionin ‘Glamour Zone’, ku zbuloi të tjera detaje. Madje u shpreh se ato fustane i pa me mospërfillje.

Ester Bylyku: U dallua nga fytyra jote në atë moment që ty nuk të pëlqeu ajo si surprizë. Pse nuk e the që në atë moment? Pse nuk reagove publikisht, por heshte?

Monika Lubonja: Një ditë përpara po bënim shaka me Donaldin për veshje. Dhe ditën tjetër, kur i pash aty,  i pash me një mospërfillje. Por mos harroni që unë jam një njeri që e njoh televizionin, jam një njeri publik, dhe unë shumë herë kam dashur ta ndihmoj produksionin, pa e ditur ata, në mënyrën time të kulturuar, duke mos bërë skena në mes të publikut.

Të ngjashme