4.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Frikësohet PD-ja e Bashës: Deputetët në krah të Berishës duan të krijojnë trazira

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nesër mbahet një tubim nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dhe jo një Kuvend Kombëtar. Bardhi ka theksuar se nesër deputetë që janë rreshtuar krah Berishës kanë për qëllim të krijojnë rrëmujë.

“Një pakicë e caktuar ka për qëllim të bëjë rrëmujë. Bëhet fjalë për kolegë të mi në PD. Me në krye deputetët që janë rreshtuar. Rrëmuja do mbarojë. Nuk i kam dëgjuar mbështetësit e Berishës. Nuk kam qenë kurioz” – tha Bardhi.

I pyetur nëse Kuvendi i mbledhur nga Berisha mund të shkarkojë Bashën, Bardhi e ka mohuar kategorikisht këtë gjë.

“Zero shanse për të shkarkuar Bashën. Kryetari I Partisë. Ose ¼ e kuvendit kombëtare ose ¼ e anëtarëve të Partisë. Ose me vendim të Partisë ose me Vendim të Këshillit Kombëtar. Neser kush e ka thirru? Kush janë ? Kush i ka verifikuar?” – tha Bardhi në ABC.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com