
Vrasësi i 8 vjeçarit Mateo, Klodian Çalamani është larguar nga paraburgimi i Fierit, për t’u dërguar në atë të Vlorës.
Shkak për transferimin e tij është bërë mundësia e ndonjë sulmi ndaj tij në burg, për shkak të krimit të rëndë që ai ka kryer.
Çalamani ka qenë i shoqëruar nga policia e burgjeve dhe policia e rendit kur është transferuar në Vlorë.
Gjatë ditës së sotme familjarët e të miturit qëndruan me orë të tëra në ambientet e Gjykatës së Fierit, ndërkohë që për shkak të tensionit masa ndaj Çalamanit u dha në mungesë.