FOTO/ Nis pa probleme dita e parë e shkollës në Tiranë, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit në ndihmë të nxënësve

 FOTO/ Nis pa probleme dita e parë e shkollës në Tiranë, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit në ndihmë të nxënësve

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për të rritur sigurinë e nxënësve.

Punonjës të Policisë Bashkiake në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit janë sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurt në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

Ndërkaq, trafiku në Tiranë është paraqitur normal, ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të lëvizur me biçiklete ose në këmbë. e që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Policia Bashkiake ka marrë masa në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, për të ndaluar, apo ndëshkuar me masa administrative, automjetet që shkelin urdhrin e entit pronar të rrugës (Bashkia Tiranë), për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara, që janë 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton që ndalohet të hyjnë nga ora 07:00-20:00, në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit.

tiranaweb.al


Të ngjashme