8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

FOTO / Kishte marrëdhënie me të burgosurit, pushohet nga puna gardiania seksi

Një ish-roje burgu dhe bodybuilder ka pranuar se ajo nuk ishte personi i përsosur për këtë punë dhe largohet nga burgu për shkak të marrëdhënieve seksuale që kishte me të burgosurit.

Melissa Goodwin krijoi dy marrëdhënie personale me të burgosurit ndërsa punonte në burgun Silverwater në Sidnei, Australi.

26-vjeçarja u pushua nga puna në burg muajin e kaluar pas një akuze se ishte përfshirë në një lidhje romantike me një të burgosur.

Sidoqoftë, gjatë gjykimit të saj në Gjykatën Vendore Burwood, ajo mohoi akuzat se një akt seksual ka ndodhur gjatë marrëdhënies së saj me të burgosurin Corey London, duke këmbëngulur se ai ishte veç një shok.

Duke folur për një radio në Australi, Melissa është shprehur: Unë mund të jem një njeri flirtues dhe mjaft tërheqëse dhe ndoshta nuk isha personi perfekt për këtë punë. Unë e kuptoj plotësisht dhe marr përgjegjësinë për faktin se personaliteti im nuk i përshtatet një burgu.

Melissa foli se si kjo eksperiencë kishte ndikuar në shëndetin e saj mendor për shkak të abuzimeve që kishte marrë në rrjetet sociale. Melissa gjithashtu filloi një lidhje me një ish-të burgosur, Caleb Valeri, sapo ai u lirua nga burgu.

Melissës iu dha një urdhër 12-mujor i korrigjimit të komunitetit dhe 120 orë shërbim në komunitet gjatë dënimit të saj.

Biondja joshëse duket se po kërkon të krijojë një karrierë të re pasi punon si trajnere personale.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com