Formulari A1/A1Z për maturantët, hapen aplikimet nga data 8-13 Shtator

Nga dita e sotme hapet Portali i Maturës Shtetërore për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021. Aplikimet do të jenë të hapur deri më 13 Shtator 2021.
“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021”, thotë ministrja e Arsimit Evis Kushi në një postim në rrjetet sociale.
Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë.