Forcat ukrainase bëjnë bilancin e kundërofensivës: 2 km katrorë të çliruar në drejtim të Bakhmutit

Forcat e Armatosura ukrainase arritën suksese në zonat e Klishchiivka dhe Andriivka në drejtim të Bakhmut, në rajonin e Donetskut, ku javën e kaluar arritën të çlironin dy kilometra katrorë territor. Kështu deklaroi zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Anna Malyar, siç raporton Ukrainska Pravda.
“Në drejtim të Bakhmut, Forcat e Armatosura të Ukrainës patën njëfarë suksesi në zonën e Klishchiivka dhe Andriivka…Javën e kaluar territori i çliruar (në atë drejtim) arriti në rreth 2 kilometra katrorë”, tha Malyar.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës në zonat Klishchiivka dhe Andriivka po i detyrojnë rusët të braktisin pozicionet e tyre, shtoi Malyar, duke nënvizuar se 49 kilometra katrorë territor pranë Bakhmut tashmë janë çliruar deri më tani.
()
