13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Foltoret e Berishës, Dashamir Shehi del kundër: ‘Tre herë nuk të bën populli nuse’

Deputeti Dashamir Shehi thotë se Sali Berisha nuk mund të rikthehet më në drejtim të Partisë Demokratike, pasi siç shprehet ai, “populli nuk të bën 3 herë nuse”.

Teksa foli për Foltoret e ish-kryeministrit, Shehi u shpreh se një pjesë e politikanëve që marrin pjesë në takimet e Berishës mbrojnë të kaluarën dhe territoret e tyre

“Unë nuk gjykoj se z. Berisha mund të drejtojë më. Mendimi im, ato te salla e Berishës mund të thonë ky nuk është mirë. Historia politike, një herë, dy herë…Po tre herë nuk të bën populli nuse. Besoj që edhe z. Berisha e ka në mendje këtë punë. Nuk shikoj ndonjë ide të re. Një pjesë e njerëzve të PD me Berishën mbrojnë territoret e veta, investimin e vet politik, të kaluarën e vet politike. Ideja e fraksioneve është pozitive. Unë kam qenë nga të vjetrit që kam dashur të bëj korrent”, tha Dashamir Shehi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com