DJ i BBC Radio I, Mark Page, dyshohet se ka fluturuar në Filipine për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare dhe ka dërguar mesazhe grafike për aktet seksuale që ai dëshironte të kryente. BBC shkruan se kjo është bërë e ditur nga gjykata.
63-vjeçari, i cili ishte në stacion në vitet 1980, “përdorte bamirësinë dhe biznesin si mbulesë” për të takuar të rinjtë, tha Teesside Crown Court. Nga ana tjetër, Page i mohon të pesë akuzat që gjykata ka hedhur kundrejt tij për kryerjen e akteve seksuale me 5 të mitur.
Tri nga veprat penale që u thanë në gjykatën e Teesside kishin ndodhur në vitin 2016 live ne internet, kur ai ishte në Britani dhe fëmijët ishin në Filipine. Dy shkeljet e tjera kanë ndodhur kur Page udhëtoi për në Filipine. Në gjykatë u tha se ai i ka dërguar 2000 peso ( 96.46 dollarë) një vajze, pasi ajo dyshohet se ka kryer akte seksuale përmes një kamere në internet, ndërkohë që ai i ka shkruar asaj se mezi pres të të takoj.
“Shpresoj të të vizitoj vogëlushe në fund të tetorit. A do ta sjellësh ‘atë’ tek ti bukuroshe?”,shkruan ai.
Mediat e huaja shkruajnë se DJ supozohet se ka përdorur llogarinë e tij në “Skype” nga ish-shtëpia e tij në Ingleby Barwick për të kryer video thirrje me fëmijët në internet.
Page u ul në pjesën e pasme të gjykatës duke dëgjuar provat gjatë gjithë ditës dhe mohoi të gjitha akuzat. Gjykata mësoi se ai është divorcuar që nga viti 2007 dhe që atëherë është kujdesur për tre fëmijët e tij. Gjyqi pritet të vazhdojë deri në fund të javës.