01/02/2023

Florian Binaj ka qenë një nga personazhet më në qendër të vëmendjes qoftë në portale dhe ekrane këto kohë, për dy arsye kryesore.

E para, ai ka qenë protagonist në protestat që u mbajtën në Tiranë kundër rritjes së cmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

E dyta për largimin e tij nga Portokallia. Vetë aktori lajmëroi pak ditë më parë në rrjetet sociale ku tregonte se largimi nga Portokallia nuk ishtë për arsyen e protestës, por për dicka më të madhe që do na njihte ditët në vijim.

Ndërsa sot është zbuluar cila na qenka kjo gjë e madhe për të cilën e kishte fjalën Flori. Së shpejti ai do i futet politikës shumë seriozisht dhe thuhet se do të krijojë një parti të re.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka qenë më parë aktor komik ç’ka e shtyu më pas t’i futej politikës. Ai ishte personazhi kryesor i filmit serial ‘Shërbëtori i Popullit’, skenarin e të cilit e zbatoi në realitet dhe fitoi si president.

Kjo histori duket se e ka frymëzuar edhe Binajn.