Fletët e votimit me shenjën “VK” dhe “M*t”, PS pretendon se i përkasin asaj?

Duket se edhe ata që shkojnë për të votuar, jo të gjithë i marrin seriozisht. Në fletët e votimit ata shfrenojnë fantazinë duke shkruar shenja nga më të çuditshmet.
Kandidatja e “Lëvizjes Bashkë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bora Memaj ka publikuar në rrjetet sociale me foto dy fletë votimi ku karshi emrit Partia Sociale mbanin mbishkrimin “vK” dhe “m*t”.
Fletët e votimit kanë dalë gjatë numërimit në KZAZ 35, njësia 5, Tiranë. Bora Memaj shkruan me ironi se Partia Socialiste ka pretenduar se ato kanë qenë vota për të.
“Për votat me shënim “VK” dhe “Mut’, në numrin 2, PS është duke pretenduar se janë vota që u përkasin. KZAZ 35, njësia 5, Tiranë. T’i mbajnë me shëndet!” shkruan ajo.
