26/01/2023

Një lajm i pazakontë u publikua sot. Burri denoncoi se gruaja ishte zhdukur nga shtëpia. Por ajo që mori vëmendje ishte fakti se bëhej fjalë për kryesekretaren e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku.

Pas gjithë bujës mediatike ajo ka reaguar duke u shprehur se arsyeja e largimit të saj nga banesa kanë qenë debatet që ka pasur me të shoqin, Oltion Leka. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Marku është shprehur se është kthyer kur e ka marrë vesh në media se po e kërkonin, ka vendosur të kthehet. Ajo shton se këto orë i ka kaluar në një hotel në Lezhë.

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.