4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Flamur Noka: Vendimi i DASH, pretekst i Bashës për të larguar Berishën nga PD

Për deputetin demokrat, shpallja “non-grata” e Berishës nga SHBA, ishte një pretekst i Bashës për të larguar ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD-së.

“Ai gjeti pretekstin e DASH për të larguar liderin historik të PD-së. Pse Basha nuk dëgjoi DASH kur tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira e të ndershme. A ishte DASH që doli pas zgjedhjeve, i njohu dhe uroi qeverinë? Nga ana tjetër, Basha deklaroi qëndrimin që nuk i njeh këto zgjedhje. Pse Basha nuk iu bind SHBA kur i bënë thirrje që të hynte në zgjedhje lokale e mos t’i bojkotonte sepse do të kishte kosto për PD. Ai vepron me dy standarde, kur atij i intereson nuk e njeh DASH dhe nuk njeh asnjë vendim të tij. Marrja e vendimit në kundërshtim me vullnetin e anëtarëve të PD, do të thotë që ke përçarë partinë”, deklaroi Noka në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”.

Sa i përket lëvizjes së Berishës, të cilën e ka quajtur “Foltorja”, Noka tha se ka për qëllim të kthejë legjitimitetin brenda PD.

“Unë jam i sigurt që foltorja do t’ia arrijë që ta mbajë partinë e bashkuar, të ndalojë përçarjen e saj, të vendosë legjitimitetin brenda forcës politike, të detyrojë kryetarin të marrë në konsideratë vendimin e strukturave të Partisë Demokratike.”

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com