4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Flakët rrethojnë tunelin e Kalimashit

Këto janë pamje në tunelin e Kalimashit në Kukës. Siç duket flakët kanë rrethuar njerën hyrje të tunelit duke rrezikuar edhe mjetet që lëvizin në autostradë.

Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon disa banesa. Puna po vijon për mbajtjen nën kontroll  edhe të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit.

Zjarri në fshatin Dukat i Ri tashmë është vënën nën kontroll, duke mos paraqitur aktualisht rrezikshmëri për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Problem mbetet për momentin një vatër në vendin e quajtur Gropa e Pirit në Karaburun ku janë angazhuar forca të shumta për të mbajtur flakët nën kontroll.

Sakaq, zjarri i rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës në Voskopojë është  drejt fikjes. Ulja e temperaturave gjate natës ka sjellë rënie të intesitetit të flakëve. Aktualisht ka mbetur aktive vetëm një vatër, pasi të tjerat janë vënë nën kontroll.

Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për 116 ha që janë përshirë nga flakët . Afro 100 trupa janë duke punuar për vënien në kontroll të flakëve.

Forcat e ndërhyrjes arritën të izolojnë në kohë të shpejtë edhe zjarrin në malin e Tomorrit dhe po monitorojnë disa vatra në fshatin Corrush në Mallakastër, si dhe në fshatin Bogë të Shkodrës.

Një vatër e re zjarri është njoftuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit, në pjesën e Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku në ndjekje të situatës kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Kukësit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com