Flakët pushtojnë ullishten pranë Fierit, përgatitet ndërhyrja nga ajri, mobilizohet helikopteri ‘Cougar’

 Flakët pushtojnë ullishten pranë Fierit, përgatitet ndërhyrja nga ajri, mobilizohet helikopteri ‘Cougar’

Një vatër zjarri është krijuar në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran të Fierit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se për t’i ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse do të mobilizohet edhe helikopteri Cougar.

Mësohet se flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës së fortë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

“Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.
Flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”, shkroi Peleshi në Facebook.

tiranaweb.al


Të ngjashme