• 10/06/2023

‘Fito me elegancë, humb me dinjitet’! Luizi dhe Armaldo vazhdojnë ‘kunjat’ edhe pas daljes nga BBV

 ‘Fito me elegancë, humb me dinjitet’! Luizi dhe Armaldo vazhdojnë ‘kunjat’ edhe pas daljes nga BBV

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri ishin dy nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Rrugëtimi i maestros mori fund shumë shpejt, ndërsa Luizi doli fitues.

Lidhja e tyre karakterizohej nga shumë humor e sidomos ironia. Kjo e fundit s’mungon edhe pas eksperiencës së ‘BBV’. Ishte Armaldo ai i cili postoi një foto, si për të treguar se edhe pse nuk doli fitues, diti sesi ta përballonte humbjen.

‘Fito me elegancë, humb me dinjitet’- shkruan Armaldo.

Mirëpo, komenti që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte ai i Luizit.

‘Ose mos luaj fare kur nuk di’– komenton Luizi, i cili arriti të grumbullojë plot 12 mijë pëlqime.

Të shumtë ishin personat që qeshën me ketë koment, mes tyre edhe Arbana Osmani.

Të ngjashme