• 10/06/2023

“Fishta” zbret në aeroportin e Rinasit

 “Fishta” zbret në aeroportin e Rinasit

Një tjetër avion i është shtuar flotës së kompanisë ajrore “Air Albania”, që mban flamurin shqiptar.

Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka zbuluar dhe emrin e avionit. Avioni është emërtuar “Fishta”, ashtu si  poeti i njohur Gjergj Fishta.

Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama në llogarinë  e tij në Facebook, krahas fotove të avionit.

Kujtojmë se janë dhe 3 avionë të tjerë të kësaj flote, të emërtuar “Lasgushi”, “Migjeni” dhe “Naimi”. “Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol dhe Turkish Airlines.

Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill 2019. “Migjeni” nisi fluturimet drejt Italisë në fillim të muajit tetor të 2019-ës.

Të ngjashme