Drejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj thotë se i vetmi subjekt politik që bën transparent në Republikën e Shqipërisë, është forca politike që ai drejton.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se për aktivitetet jashtë vendit, gjithçka është organizuar nga komunitetet dhe kanë shkuar si të ftuar.
Hapi të gjitha faqet e partisë politike. Financimi i partisë tonë është bërë nëpërmjet rrugëve bankare, së pari nëpërmjet PayPal, por ka opsion, dikush që e bën veten publik dhe dikush që nuk e bën.
158 e kanë lënë veten publik, mund të jenë qindra të tjerë që nuk e kanë lënë. Përveç PayPal bëhet dhe nëpërmjet bankës.
Kur kalohet direkt në bankë nuk është transparente. Në bankë kemi detyrimin të bëjmë raportimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Për aktivitetin e Londrës, gjithçka e kemi bërë vetëm përmes organizimit të komuniteteve që na kanë ftuar dhe kemi shkuar.
Kanë paguar ata që kanë organizuar. Kemi mbajtur faturë për aktivitetin e Londrës dhe po raportojmë në KQZ. Nuk ka të dytë në Shqipëri që ti ketë bërë dokumentet më transparente.