9.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Festivali i RTSH si tallava e “Big Brother”, ngjarja më e rëndësishme e këngës bëhet zgjatim i “Top Channel”

Festivali i Këngës në RTSH çdo vit e më dobët, ku dhe publiku duket se e ka braktisur. Festivali në RTSH shënoi edicionin e 60-të në Pallatin e Kongreseve. Por në jubileun e tij nuk ofroi atë që priste publiku në 60-vjetor.

Mungonin emrat e njohur të këngës shqiptare në garë, një numër i vogël këngësh në konkurrim, varfëri në skenar apo dhe probleme të tjera. Më keq akoma Festivali i Këngës në edicionin e 60-të u kthye në një tallava e “Big Borther”. Edhe pse është një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës shqiptare, festivali u vu në dispozicion të “Top Channel” dhe “Big Brother”. Konkurrentja e këtij shou, Betariks Ramosaj u dërgua në skenë ku ndoqi të vëllanë e saj Alban Ramosaj.

Por Ardit Gjebrea e vuri skenë të gjithë në dispozicion të “Top Channel” dhe të “Big Brother’, duke harruar se bëhej fjalë për festivalin e muzikës shqiptare. Nata e dytë e festivalit u vu e gjitha në shërbim të Top Channel dhe “Big Brother. Por nuk bëjnë çudi të tilla ngjarje pasi drejtori i RTSH, Joti, ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht.

Festivali i Këngës që zhvillohet me paratë publike u ndërthur me “Big Brother”, duke treguar se ku është katandisur ngjarja më e madhe e këngës shqiptare. Një personazh i panjohur nga “Big Brother” u kthye në qendër të natës së dytë të festivalit, në një edicion jubile, ku sado që organizatorët dhe prezantuesit i bëjnë qejfin njëri- tjetrit tregoi sa dobët u zhvillua dhe këtë vit Festivali i Këngës në RTSH. Në natën e parë të festivalit u kënduan të 20 këngët në garë, ndërsa nata e dytë ishte e dueteve, ku u prezantua dhe nga Ardit Gjebrea, por i mungoi serioziteti i prezantimit të këngëtarëve big, plus interpretimet e dueteve nuk ishin LIVE, por me playback.

Nuk u prezantuan si kampionë, por thjesht me një piano, a thua se ishin në pianobar e jo në festival. Në natën e dytë të festivalit teksa në sfond po luhej kënga “Jon” nga Ardit Gjebrea, e cila flet për eksodin e shqiptarëve në vitet ’91, në sfond doli Zani Çaushi dhe banda e tij. Nuk dihet nëse pamjet e tij kanë qenë të qëllimshme, apo shkak i ndonjë problemi teknik, por Zani Çaushi nuk ka lidhje me eksodin e shqiptarëve. Gjithçka që ndodhi në edicionin e 60 që nga pjesëmarrja, krijimtaria, ndërthurja e shëmtuar me “Big Brother”, etj, tregoi se tashmë ka humbur ajo quhej si festa e këngës shqiptare.

Mungesa e profesionistëve

Festivali i 60-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar u mbajt në tri netët 27, 28 dhe 29 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve. Nga 20 këngë në natën finale ishin 17, por mungesa e emrave të njohur të këngës në konkurrim në edicionin e 60, bënë që në rrjetet sociale kritikat të ishin të shumta. Autorë të muzikës apo dhe artistë të tjerë shpreheshin se ndihej mungesa e profesionistëve në krijimtari dhe interpretim, çka sipas tyre publiku e ka braktisur festivalin.

Si mund të futen këngë të tilla në festivalin më të rëndësishëm të këngës, shpreheshin ata duke vijuar se është e tmerrshme çfarë po i bëjnë këngës shqipe. Në disa prej këngëve nuk mund të flasësh për krijimtari kompozicionale, por dhe një varfëri në tekste. Publiku i vlerëson e i nderon modelet më të mira të afirmuara të këngës shqipe, dhe kjo do ti jepte shumë pikë dhe vlerë festivalit aq më tepër që bëhej fjalë për një edicion jubile në 60-vjetor.

Festivali i Këngës në RTSH duhej të paraqiste e të ngjiste në skenë vlerat më të mira të interpretimit e krijimtarisë, e kjo me sa duket nuk ka ndodhur, pasi emrat big të këngës shqipe i munguan këtij festivali si konkurrues. RTSH mbahet me taksat publike, por këtë vit u organizua një festival që u katandis në tallava.

Organizatorët e Fest. 60 duket se më shumë kishin menduar për një show pa vlerë se sa për të organizuar një festival ashtu si duhej në një jubile.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com