Felaj, nënkryetare e Kuvendit! PS vendos edhe krerët e komisioneve parlamentare

 Felaj, nënkryetare e Kuvendit! PS vendos edhe krerët e komisioneve parlamentare

Partia Socialiste ka vendosur sot se cilët do të jenë deputetët e saj që do të drejtojnë Komisionet Parlamentar.

Bëhet me dije se PS ka vendosur që në krye të Komisionit të Ligjeve të jetë Klotilda Bushka, ndërsa Komisioni i Ekonomisë do të drejtohet nga Eduart Shalsi.

Mimi Kodheli, e cila zëvendëson Najada Çomon në Kuvend do të marrë drejtimin e Komisionit të Politikës së Jashtme.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese dhe Tregtinë i është besuar Arben Pëllumbit, i cili u zhvesh nga funksioni që kishte në parti.

Deputeti Nasip Naço do të drejtojë Komisionin e Sigurisë, ndërsa ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të drejtojë Komisionin e Integrimit.

Po ashtu bëhet me dije se Klotilda Spahiu do të jetë nënkryetare të Shëndetësia, ndërsa Petro Koçi tek Media.

Lindita Nikolla do ta ndajë drejtimin e Kuvendit me Ermonela Felajn, e cila do të jetë nënkryetare.

Të ngjashme