
Melinda Ademi së fundi është përballur me një situatë aspak të këndshme gjatë një koncerti në Vienë të Austrisë.
Ajo është tërhequr për dore nga një fans i saj teksa tentonte t’i kapte telefonin.
Pas kësaj situate ka reaguar sigurimi dhe menaxheri i këngëtares, ku ky i fundit shihet edhe duke larguar fansin e këngëtares.
Por si duket kjo lloj situate nuk i ka ndodhur vetëm Melindës.
Me një situatë të tillë është përballur edhe Elvana Gjata kohë më parë.
Por ndryshe nga Melinda, Elvana e ka kaluar me shumë sportivitet situatën ku edhe ka kthyer në një moment tejet të bukur.