-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

FAKSIMILE / Kuvendi në ‘Air Albania’, Berisha porosit skenën moderne që kushton 100 mijë euro

Faturave të majme të iniciativës së Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara, vijojnë t’i shtohen dita-ditës shifra të reja.

Së fundmi, ka mbërritur në Shqipëri skena luksoze e cila do të përdoret nga Berisha për Foltoren që do të mbajë në stadiumin “Air Albania” të cilën e ka konsideruar si Kuvend Kombëtar.

Nga të dhënat që disponon gazeta “TemA”, bëhet fjalë për një investim fillestar në skenografi prej 100 mijë eurosh.

Sipas faturës, porosia është bërë në shtetin fqinj Italia dhe dërgesa ka si adresë shtëpinë e banimit të ish kryeministrit pranë rrugës “Mustafa Matohiti”.

Ndërkohë, “de juro” financues rezulton të jetë dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi i cili i është paraqitur si blerës.

Nga të gjitha përgatitjet, ajo që bie në sy është edhe parkimi i kamionave të regjisë së Aleksandër Frangajt i cili ka ndjekur marrëzinë e Berishës në çdo qytet duke vendosur në shërbim televizionin e tij.

Aleati i vjetër, pronari i Tv Klan kryeson listën e njerëzve të prapaskenës.

Ky i fundit, meqë Berisha u gjend në ditët më të vështira të jetës, është koha për rikthimin e borxheve të vjetra dhe të reja në qeveri dhe opozitë.

Duke përdorur regjinë e TV Klan si aset personal, Berisha pritet të shfaqet heroikisht ekran më ekran duke vjellë vrer ndaj kujdo që mendon ndryshe nga ai apo ndaj kujdo që guxon t’ja përplasë të vërtetën në sy.

Natyrisht që ai nuk përdor asgjë për këtë shërbim pasi një tarifë të tillë ja ka paguar Frangajt vite më parë ku vetëm gjatë qeverisjes së tij i ka ofruar 16 milion euro reklama.

Më poshtë po përcjellim faturën financiare të skenës luksoze si dhe shërbimet e fundit nga shërbëtorët besnik të Berishës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT