-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

‘Fajin për dhunën e ka Basha’, PD reagon ashpër ndaj Metës: Qëndroni larg selisë sonë, do të pastrojmë llumin

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka kërkuar që presidenti i vendit Ilir Meta të mos ndërhyjë në punët e brendshme të kësaj force politike. Sipas PD-së, i vetmi hall që ka presidenti është ai i trekëndëshit Berisha-Rama-Meta, që bëhet kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.

“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Në një intervistë për mediat maqedonase, presidenti Meta dënoi dhunën në datën 8 Janar, në protestën e opozitës, duke bërë përgjegjës Lulzim Bashën.

“Asnjë demokrat nuk i meritonte ngjarjet e 8 janarit. Kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij. Për fat të keq, prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

“Udhëheqja e opozitës” po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota”, tha dje Meta në reagimin e tij.

TË NGJASHME

TË FUNDIT