Aktivistja Evi Kokalari me anë të një postimi në rrjete sociale, shprehet se vijon t’i qëndrojë asaj që ka thënë më herët se PD-ja e Lulzim Bashës, është një shtojcë e PS-së.
Kokalari ka risjellë në vëmendje kohën kur e ka bërë këtë deklaratë dhe për pasojë është sulmuar egërsisht.
“Nuk kam ndërmënd t’ju them që ju thashë për Veliajn, se shumë e kanë të qartë, ama kam që në Maj që ju them se PD-ja e Lulzim Bashas ishte një shtojcë e PS-së.
Mbaj mënd shumë nga këta kundërshtarët e paepur të Lulit tashti, më sulmuan egër në atë kohë. Personalisht, thjeshtë kisha pyetje si do i fitonte Luli zgjedhjet e 25 Prillit me një fushatë aq të dobët.
Në atë kohë i thashë disa miqve, ‘ky o është budalla ose di diçka që ne nuk e dimë’. Rezultoj e dyta”, shkruan Kokalari.
Sipas saj, të paktën tashmë s’ka më maska dhe një gjë është e qartës e Shqipëria udhëhiqet nga Cosa Nostra.