27/01/2023

Erigers Mihasi 32-vjeçari që mbeti i vrarë, bashkë me mikun e tij Armand Dumani, ishte duke lëvizur me një mjet tip “Audi” ku ra pre e breshërive të armëve.

Mihasi në momentin e atentatit ishte duke drejtuar mjetin “Audi” luksoz me targa të personalizuara. Targat e mjetit të tij janë AB008EM, ku dy gërmat e fundit simbolizojnë inicialet e tij.

Ndoshta kanë qenë targat ato që kanë ndihmuar autorët për të ndjekur Mihasin dhe për ta ekzekutuar.