12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Erdhi nga SHBA në Shqipëri, policia i gjen 51-vjeçarit armë dhe fishekë në valixhe

Policia Kufitare ka parandaluar një rast të tentativës për të futur armë zjarri në Shqipëri. Në një njoftim për mediat sqaron se ka kontrolluar imtësisht valixhen e Renato Hajmeli, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.

Gjatë kontrollit në valixhen e këtij personi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë.

Lidhur me këtë tentativë për futjen e armëve në Shqipëri 51-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe tashmë do të akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com