5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Epidemiologët: Të infektuarit, shumica të pavaksinuar

Shumica e të infektuarve në Shqipëri, janë qytetarë të pavaksinuar. Epidemiologët që janë çdo ditë në terren, thonë se përqindja e mbrojtjes nga vaksina është mjaft e madhe në ato raste kur brenda familjes ka persona të pavaksinuar dhe të infektuar.

“Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar. Ne kemi përfshirë një studim si institucion nga Janari deri në Korrik me 448 veta dhe kemi para efektshmërinë e disa vaksinave. Pjesa dërmuese e atyre që janë infektuar janë të pavaksinuar, që janë marrë në studim ne kemi parë që një përqindje të vogël të tyre që kanë rezultuar të pavaksinuar dhe e kanë shfaqur si sëmundje”, tha Muja.

Epidemiologët thonë se të vaksinuarit e paktë në numër  që janë infektuar nuk e kanë transmetuar virusin në familje.

“Përqindja e mbrojtjes është goxha e madhe dhe në krye është Pfizer. Ata që janë të vaksinuar nuk kanë qenë transmetues në vatra familjare”, tha Muja.

Në Shqipëri prej janarit , mbi 39 % e popullsisë është imunizuar përmes vaksinave antiCovid.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com