9.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“Enveri ngrihet nga varri: Juve 30 vite, Kini djegur kot, Se ju burra – kurva, Shtet nuk bëni dot!”

Enveri ngrihet nga varri, takon tè birin e Kristaqit dhe shokèt e tjerè!

Nga Arben Duka

Në një ditë të ftohtë,
Në mes të janarit,
Komandant Enveri,
Seç u ngrit prej varrit!

Dhe ashtu i vetëm,
Me një shkop në dorë,
U nis drejt’ në zyrë,
Komitet Qendror!

Kur derën e zyrës,
E shtyu me shkop,
Në vendin e tij,
Pa një rrondokop!

Pa një rrondokop,
Domethënë Ilirin,
Dhe si një shigjetë,
Thellë ia nguli sirin!

“Ti më thanë se je,
Një djalë oficeri,
Ngreu pizeveng,
Të ulet Enveri!

Meqë nga Skrapari,
Qenke ti kodosh,
Sot Sulo Gradecin,
Do zëvendësosh!

Shumë kohë nuk kam,
Ndaj thirr menjëherë,
Djalin e Kristaqit,
Dhe shokët e tjerë!

Dhe pse tash ka mbetur,
Në bishtin e urës,
Mos harro Saliun,
Doktorin e shurrës!

Atë bythëlëpirës,
Që shkula nga malet,
Për turp i ka shkelur,
Gjithë idealet!

Gjer te djemtë e mi,
U ngjit si molar,
Po shpellari mbetet,
Përgjithmonë shpellar…”

Erdhën me urgjencë,
Edvini, Saliu,
Në zyrën e madhe,
S’ndihej frymë njeriu!

Në fund dhe Gramozi,
Erdhi me një frimë,
Përshëndeti vetëm,
Me një psherëtimë!

Enveri s’i ndante,
Sytë nga Saliu,
Sapo mori fjalën,
Nisi bubulliu!

Ju qenki të parët,
Tani, o qelbashë,
Ku është Shqipëria,
Që si shkëmb e lashë!

Dhe të gjithë na qenki,
Nga tarafi inë,
Flisni të mallkuar,
Ç’bëtë me Shqipërinë!

Ti nipi i Spiros,
Qenke dhe i gjatë,
Po të gjithë ju dolët,
Më kurva se gratë!

Shqipërinë që lashë,
E vodhët e rropët,
Dhe me gjak shqiptari,
Hala nuk u ngopët!

Shqipërinë që mbolla,
Të pa cipë e korrët,
Dhe si prostitutë,
Nëpër botë e nxorët!

Mos flini legena,
Aty rrini “gëk”,
E mbytët në borxhe,
Dhe fukarallëk!

Ty të var të parin,
O shoku Sali,
Të dhjefsha në emër,
Dhe demokraci!

Ty Gramoz të kishim,
Sekretar të Parë,
Ndaj dhe ti si Sala,
Pak e ke litarë!

Dhe ty President,
Sa një liliput,
Një shkop m’u në kokë,
Vetë do ta këput!

Ti djali i Kristaqit,
S’do të kesh as varr,
Do të hedh në erë,
Pasi të të var!

Para se litarin,
Për ju ta kem hedhur,
Do ktheni paratë,
Që më keni vjedhur!

I dua për popull,
Për vete ç’i dua,
Se ai i shkreti,
Tani më do mua!

Juve 30 vite,
Kini djegur kot,
Se ju burra – kurva,
Shtet nuk bëni dot!

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com