08/02/2023

Gazetarja e njohur Eni Vasili është larguar nga televisioni “Top Channel”, për t’u rikthyer te “News 24”. Tashmë emisioni “Open” vjen për publikun shqiptar në “News24”.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas rokadës, ku nga “News 24” u largua gazetari Sokol Balla i cili mori postin e drejuesit te top-i.

Kujtojmë se vetem pak ditë pas mbërritjes së Ballës te Top Channel, nga ky ekran u largua emisioni investigativ “Top Story”, çka shkaktoi dhe përplasje me akuza të rënda për shantazh dhe gjobëvënie mes drejtuesve të Top Channel, dhe drejtorit të programit Endrit Habilaj. Mesa duket Balla kërkon hapësirën “prime” për emisionin e tij.