01/02/2023

Drejtori i Komunikimit dhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, ka një version krejt tjetër mbi lajmin e mediave gjermane se Rama ishte shoqëruar pasi refuzoi të mbante maskë FFP2 në avion gjatë udhëtimit nga Frankfurti për në Detroit, SHBA.

“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit”, thotë Fuga në një prononcim publik.

Ai shton: “Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë” dhe publikon dokumentin që shihni më poshtë.