Një minator 60-vjeçar ka mbetur i bllokuar prej më shumë se 40 orësh në një nga galeritë e minierës së Bulqizës.
Minatori Muharrem Plaku u bllokua pasi galeria e kromit u shemb mesditën e së mërkurës. Për nxjerrjen e tij po punojnë disa grupe punëtorësh të asistuar nga grupe të Avari Shpëtimit dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Minierave.
Deri më tani nxjerrja e tij ka qenë e pamundur pasi sasia e gurëve të rënë është shumë e madhe dhe ka bllokuar totalisht galerinë.
Bashkë me 60-vjeçarin kanë qenë edhe 5 minatorë të tjerë që kanë mundur të dalin ndërsa për kolegun e tyre nuk dihet asgjë.