12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Emri i tij nuk është në listë, si rrodhi në publik databaza me pagat e shqiptarëve pasi e tha i pari Blendi Fevziu

Publikimi i pagave të 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat ka bërë sot xhiron e rrjetit.

Ekzistenca e një databaze u njoftua në “Opinion” nga gazetari i njohur Blendi Fevziu. Ai tha se e dispononte atë, por që nuk do ta bënte publike pasi cënon të dhënat personale të mijëra qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë në orët e para databaze qarkulloi në rrjetet sociale, kryesisht në “What’s App”, permes personave publikë dhe privatë.

Menjëherë më pas në media nisën të rrjedhin shumat e personazhave të njohur nga bota e sportit, showbizzit dhe gazetarisë. Por mes mijëra emrave dhe rrogave, ajo që vihet re është mungesa e emrit të gazetarit Blendi Fevziu dhe pse ishte vetë ai i pari që konfirmoi ekzistencën e kësaj databaze.

Kujtojmë që Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën “ janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com