01/02/2023

Janë 26 këngëtarë në garën për çmimin e madh në Festivalin e 61 të këngës në RTSH, por duket se nuk do ta kenë të lehtë ta “rrëmbejnë” atë, jo vetëm për shkak të garës së fortë mes tyre, por edhe prej faktit se krijimtaria e tyre do të kalojë në “lupën” e artistëve më të mirë shqiptarë.

Producenti Genc Salihu, këngëtarja Alma Bektashi, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtari Elton Deda do të marrin vendimin se kujt do t’i shkojnë çmimet për 3 vendet e para në Fest 61, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën

Kujtojmë se kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.