• 27/03/2023

Emigrantët afganë, ish-Sekretarja e Shteti: Mirënjohje Shqipërisë dhe Kosovës

 Emigrantët afganë, ish-Sekretarja e Shteti: Mirënjohje Shqipërisë dhe Kosovës

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka reaguar për çështjen e emigrantëve afganë dhe shkruan se duhet që të përqendrohemi tek shpëtimi i jetëve të tyre.

Në një postim në mediat sociale, Albright shprehet se SHBA po punon për të evakuuar ata që janë rrezik. Më tej falënderon Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Kanadanë për ndihmën që kanë ofruar për të marrë emigrantë afganë.

Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët ta ndjekin”, shkruan ish-Sekretarja e Shtetit.

Tashmë është e konfirmuar që Shqipëria dhe Kosova do të pranojnë emigrantë nga Afganistani. Po ashtu dhe Kanadaja ka njoftuar më herët se do të marrë mijëra prej atyre që u rrezikohet jeta.

Të ngjashme