08/02/2023

Një fëmijë, vetëm 5 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ai bëhet në këtë mënyrë, viktima me moshën më të re në vend që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që kur ka nisur pandemia.

Vogëlushi ishte nga Saranda dhe mësohet se vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Pavarësisht se ishte sjellë në Tiranë për ndihmë të specializuar, 5-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë dot.

Të hënën, autoritetet shëndetësore njoftuan nga 2640 testime të kryera u identifikuan 264 të infektuar. Rastet më të shumta janë nga Tirana, 133 dhe më pas vijnë Fieri me 29, Lushnja me 24 dhe Durrësi me 16. Në të gjithë vendin janë 7098 pacientë aktivë me Covid-19. Të shtruarit në struktura spitalore aktualisht janë 155, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.