E shkuara kriminale “fundos” kandidatin e Devollit, juristja krah Berishës: Ndiqet penalisht nga drejtësia greke

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Devoll Elvis Hajdërlli, konfirmoi ditën e djeshme se në të shkuarën ka qenë i dënuar nga drejtësia greke si falsifikator ku rezulton si i dënuar.
Ky skandal u paralajmërua më herët nga kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja.
Avokatja pranë Sali Berishës, denoncoi të shkuarën kriminale duke dalë kundër kandidatit të tij për kryetar bashkie në emër të opozitës.
Ajo tha se përmes manipulimeve ai ka mundur të mbajtë poste kyçe dhe të përvetësojë pasuri. Me një emër të ndryshuar, ai ka qenë doganier në Doganën e Kapshticës. Po ashtu, gjatë kohës që shoku i tij, sot deputet Bledion Nallbati ka qenë kryetar Bashkie, Hajdërlli ka mbajtur postin e drejtorit të Ujësjellësit në Devoll.
Në një postim në rrjetin social, ajo ngre pikëpyetje për ndryshimin e emrit të tij, si dhe për shkollimin.
“Mirë universitetin e mbaroi me “korespondensë” po shkollën e mesme ku e ka mbaruar?
Të gjithë e dimë se shumë shqiptarë, për arsye të ndryshme e ndërrojnë emrin kur shkojnë në Greqi, ndërsa “Romeo jonë”, Kandidati për Kryetar e ndërroi pasi erdhi natën nga Greqia, ende pa kaluar në sistemin e kontrollit doganor shqiptar, shkruan Kalaja.
Më tej, juristja ngre edhe një pyetje se si Elvis Hajderlli ka arritur të marrë dëshmi penaliteti në Greqi, dhe se nuk ndiqet penalisht nga drejtësia greke me emrin Romeo Hajderlli.
“Ndaj në këto kushte më lind e drejta të pyes:- A mundet ish kamarjeri i Peres Selanik, Romeo apo Elvisi i kovertuar të marrë një dëshmi penaliteti në shtetin grek lidhur me pastërtinë e tij lidhur me veprat penale dhe se nuk ndiqet penalisht nga drejtësia greke me emrin Romeo Hajderlli?
Po kështu më lind pyetja:
“Si mundet që ky shtetas pa shkollën e mesme (diploma e të cilës rakordon me kohën kur ky ka qënë emigrant në Greqi) u emerua doganier dhe më pas përgjegjës turni, nga ku njihet për bemat dhe pasurinë e shpejtë si doganier me grupin e doganierëve “vipa”-
-Si ka mundësi që me lekët e “kamarierit” nisi një pallat 4 katësh dhe me katet e para dyqane?
– Si u emërua Elvisi drejtor i Ujësjellësit ne Bashkinë Devoll?, shkruan më tej Kalaja.
Faktet e bëra publike kanë qenë shokuese për qytetarët e Devollit të cilët janë ende në fazën e njohjes së alternativave zyrtare të kandidatëve dhe platformave të tyre.