
Ajo ka qenë një nga banoret më të komentuara në “Big Brother VIP” dhe është kthyer një nga personazhet më të dashur për publikun. Ajo krijoi momente të ndryshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga debatet e deri të qeshurat pafund.
Është fjala për aktoren e njohur, Monika Lubonja, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku ka rrëfyer disa detaje mbi marrëdhënien që ajo ka me ish-banorët e tjerë të reality show-t.