12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“E sëmurë mendore dhe psiqike”/ Fifi flet për herë të parë pas fjalëve të rënda për të

Fifi ka folur sot për herë të parë pas gjëndjes së vështirë që kaloi brenda Big Brother, gjë që më pas e detyroi dhe të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Në studion e Big Brother, krah Arbanës, ajo foli me ironi për të gjithë ata që e kanë cilësuar “të çmendur e të sëmurë psiqike”.

“Brenda është energji shumë tensionuese, ka shumë gjëra negative, 5 ditët e fundit kam qenë shumë keq.

Kam kërkaur dhe psikolog brenda dhe ma kanë sjellë. Fifi ka filluar të kujdeset për shëndetin e saj mendor (tha ajo disi me ironi) për të gjithë ju që më akuzuat se kam probleme psiqike, kjo është gjë e shpifur që keni thënë.

Përveç meje, keni lënduar babën, mamin tim, familjen, shtëpinë ku unë punoj, shoqërinë e të gjithë ata që m’i dinë emocionet e shpërthimet. E më mirë se ata nuk mundet me thënë njeri se sa e çmendur është Fifi. Dua t’i kërkoj falje publike publikut,” tha ajo.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com