01/02/2023

Një 35-vjeçar është gjetur i vrarë me armëzjarri brenda makinës së tij në Kamëz, Tiranë.

Burime për tiranaweb.al thonë se automjeti ku është gjetur viktima është me targa të huaja.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes teksa Grupi Hetimor raportohet të ketë nisur punën për identifikimin e viktimës dhe gjetjen e autorëve.