E rëndë në Greqi/ 53-vjeçari shqiptar vret gruan me thikë, hidhet dhe vetë nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës.

Mediat greke bënë me dije se autori ka goditur vazhdimisht me thikë në bark 44-vjeçaren shqiptare, e cila ka humbur jetën.

Pas krimit ai është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë në Sindos të Selanikut dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com