Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Sipas informacioneve, një turist gjerman është goditur nga helika e një skafi.
Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit dhe shkaqet e ngjarjes.